Një grup jazz-i i cili interpretonte në një restorant që u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk ka hequr dorë nga performanca e vet, po ka zgjedhur ta vazhdojë në një mënyrë mjaft origjinale. Pjesëtarët e tij kanë marre një kamioncinë dhe me të shkojnë lagje më lagje, duke bërë muzikë e duke ruajtur njëkohësisht distancimin social. “ Xhaz mbi rrota” është motoja e tyre, dhe njerëzit duket se argëtohen shume.