Top News – Pandemia në Shkup/ Parlamenti mund të punojë online
15/10/2020 11:09

Maqedonia e Veriut shënoi 9 viktima e 445 infektime të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e rasteve brenda një dite kjo në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pretendon se ky përkeqësim i situatës ka qenë në masë të madhe pasojë e grumbullimeve dhe festave te ndryshme familjare, kafeneve e mosrespektimit të masave. Gjendja e krijuar po imponon mënyra të reja në organizimin e mbledhjeve të institucioneve shtetërore. Disa deputetë kanë rezultuar pozitivë në parlamentin maqedonas. Në mungesën e tyre, në mbledhjet plenare nuk ka shumicë dhe në koordinimin e parë me grupet parlamentare nuk është arritur pajtueshmëri për ndërprerjen e punës me prani fizike. Kryeministri Zoran Zaev thotë, se Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë praktikat e vendeve tjera, ku parlamentet po funksionojnë online për të mos rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe miratimin e ligjeve të domosdoshme për përballje me pandeminë. Zaev deklaroi se “qeveria seancën e radhës do ta ketë online. Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për séance të tilla. Besoj se edhe Parlamenti do të ketë mirëkuptim dhe do ta pranojë punën në distancë”, deklaroi Zaev. Nderkohe Opozita është kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Parlament. Sipas VMRO-DPMNE-së puna online është antikushtetuese.

Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49