Top News – Pandemia në Kosovë/ Qeveria në detyrë masa të reja
15/01/2021 16:26

Qeveria e Kosovës në detyrë njoftoi ndryshimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19 në Kosovë. Sipas masave të reja, qytetarëve në komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit u ndalohet lëvizja nga ora 21:30 deri në orën 05:00. Këtu përfshihen Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, etj. Në këto komuna deri më tani qytetarëve iu ndalohej lëvizja nga ora 20:00. Po ashtu, në këto komuna, operatorët ekonomikë, qendrat tregtare dhe shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 21:00. Në komunat me rrezik të mesëm dhe të ulët nuk është e kufizuar lëvizja e qytetarëve, kurse puna për operatorët ekonomikë është e kufizuar deri në ora 22:00. Personave mbi moshën 65 vjeç në të gjitha komunat iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00. Sipas vendimit, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, kurse në sheshe publike parqe dhe vende publike, lejohet grumbullimi deri në 50 persona. Sipas Qeverisë, procesi arsimor në institucionet parauniversitare, publike dhe private, fillon me datë 18 janar dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Qeveria po ashtu, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin sipas të cilit “autorizohet ministri i Shëndetësisë për negocimin e kontratës për vaksina COVID-19 për furnizim”. Nga ministria e shëndetësisë, më herët është thënë se ka marrë rikonfirmimin nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit. Megjithatë Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, duke thënë se janë në diskutime me Qeverinë dhe se këto diskutimet janë konfidenciale.

Top News- Përplasjet për urat mbi Ibër/ Lista Serbe kundërshton ndërtimin e tyre, nis peticionin
07/07 18:00
Top Channel/ Dështon përpjekja e 43-të, mbetet i bllokuar Kuvendi në Kosovë!
07/07 14:26
Top Channel/ Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave në lumin Ibër!
07/07 14:24
Top News- Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Kosova një hap më pranë zgjedhjeve, s’ka dakordësi
07/07 12:27
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54