Top News – Pandemia në Evropë/ Franca: Kemi rimarrë kontrollin
16/11/2020 12:08

Rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe rënia e shkallës së infektimit bëjnë të besojmë se kemi kaluar pikun e epidemisë. Kështu tha për të parën herë nga fillimi i valës së dytë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran. “Kemi rimarrë kontrollin e epidemisë”, nënvizoi ai. Franca është nën izolim të pjesshëm prej javësh tashmë, me mbylljen e bareve dhe restoranteve, por me shkollat që janë lënë hapur. E me sa duket, izolimi ka dhënë efektet e tij. Edhe Gjermania është në izolim të pjesshëm që nga 2 nëntori dhe për kancelaren e vendit, Angela Merkel, shifrat e koronavirusit po stabilizohen por shumë ngadalë. Italia në anën tjetër po regjistron shifra të larta infektimesh ditore dhe sipas ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranca, kulmi i epidemisë në vend mund të arrihet pas shtatë ditësh. Ndërkohë, për Krishtlindjet ai nuk jep asnjë sinjal. “Mungojnë ende edhe 40 ditë që në planin epidemiologjik përbëjnë një kohë shumë të gjatë. Për momentin, tani çdo diskutim është i kotë”. Sa për vaksinimin në masë, ai thotë se duhet pritur tre mujori i dytë i 2021. Austria ndërkohë po planifikon një testim masiv në përfundim të izolimit të dytë që do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Njoftimi u bë nga kancelari Sebastian Kurz, që tha se kishte qëllim të hidhte një hap të ngjashëm me atë në Sllovaki, ku dy javë më parë, dy të tretat e popullatës u testuan, me pak më shumë se 1 përqind rezultate pozitive. Organizata Botërore e shëndetësisë ka regjistruar një kulm absolut të rasteve të reja të koronavirusit në botë, të shtunën. Ajo ka regjistruar 660905 infektime në një ditë. Në të gjithë botën, sipas OBSH-së janë 54.3 milionë rastet e infektimit, ndërkohë që vazhdon të rritet edhe numri i viktimave. Nga fillimi i pandemisë janë të paktën 1313471 viktima, sipas AFP-së që mbledh të dhënat e raportuara nga burime zyrtare.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB