Reja e madhe e tymit që ka mbuluar zonën e Aleksandrupolit dhe në përgjithësi Njësinë Rajonale të Evrosit zbulohet nga pamjet e një sateliti amerikan, ndërsa përpjekja titanike për shuarjen e zjarrit vijon për të pestën ditë radhazi. Në pamjet nga sateliti i Institutit Maxar të SHBA-së, i specializuar në vëzhgimin e tokës me satellite dhe të publikuara nga Reuterz, zbulohet shkalla e shkatërrimit të jashtëzakonshëm, të shkaktuar nga zjarret që kanë përpirë Greqinë.