Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian po punon për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj presidentit Vladimir Putin dhe për të detyruar një armëpushim në Ukrainë.