Mbetjet e raketës kineze jashtë kontrollit, për të cilën u fol prej ditësh, ranë në Oqeanin Indian, pak në perëndim të Maldiveve. Raketa shkaktoi panik në shumë vende të botës që përfshiheshin në një brez në të dyja anët e ekuatorit, me Italinë që kishte paralajmëruar madje banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre. Shumë vende të botës kaluan në gjendje gadishmërie pasi trajektorja e paqartë e raketës mund të godiste edhe zona të banuara.