Shqiptarët zgjedhin që të kryejnë punë sezonale në vendet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera më të zhvilluara se sa të punojnë në vendlindje. Arsyeja? Pagat e ulta dhe korrupsioni. Këta janë dy faktorët kryesorë, që sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit ka detyruar 40 për qind të krahut të punës në Shqipëri që të emigrojë në vendet e tjera, në shumicën e herëve për punë të përkohshme.