Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për një zbutje të kujdesshme të masave pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kindër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një "sëmundje kritike sociale".