Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u paraqit në gjykatën e posaccme këtë të enjte, i thirrur nga gjyqtarja Irena Gjoka për kallëzimin që ka depozituar ndaj Sali Berishës dhe zëdhënëses së tij, Floriana Garo, të cilët i akuzon për shpifje. Seanca u shty, pasi në sallë mungonin si Berisha, ashtu edhe Floriana Garo, apo përfaqësuesit e tyre.