Top News – Pa makina dhe pa rrugë/ Princi Saudit prezanton qytetin e së ardhmes!
01/02/2021 10:38

Vizioni I fundit I princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman shkon përtej naftës. Njeriu që drejton praktikisht monarkinë parashikon një qytet pa makina, pa emetime dhe pa rrugë! Ai do të zhvillohet në formë lineare në një gjatësi prej 170 kilometrash, do të quhet “The Line” dhe do të jetë e projektit 500 miliardë dollarësh “Neom”. Ndërtimi është planifikuar të nisë në tremujorin e parë të vitit. “ The Line” do të jetë praktikisht një rrip i gjatë bashkësish të ndërlidhura, të rrethuara nga natyra e ku do të ecet në këmbë. Mendohet se asnjuë udhëtim atje nuk do të zgjasë më shumë se 20 minuta deri në destinacion. Qyteti llogaritet të ketë 1 milionë banorë e deri në 2030-tën, atje do të krijohen 380,000 vende pune deri në vitin 2030. Infrastruktura, sipas bin Salman, do të kushtojë 100 deri 200 miliardë dollarë. “Neom” është praktikisht xhevahiri i kurorës së planit të Princ Mohammed për të diversifikuar ekonominë e eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë. Ideja është hedhur që në 2017-tën, por tani duket se po afron momenti që ajo të jetësohet duke u vendosur në një zonë në verëperëndim të vendit. Në faqen e saj të internetit, projekti përshkruhet si “një ëndërr e guximshme ” që do të shndërrohet në një qendër të lakmuar teknologjie e biznesesh të reja. Skepticizmi e polemikat e kanë rrethuar megjithatë që në fillim, me ekspertë që pyesin nëse një ide e tillë është vërtet realiste dhe a do të tërheq investimin e nevojshëm.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06