Rusia i është përgjigjur ashpër thirrjes së Gjermanisë për integrimin e Ballkanit sa më shpejt në Bashkimit Europian duke i kërkuar unionit të qendrojë larg rajonit dhe të mos i bëjë presion për të vënë sanksione kundër Moskës. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme ruse hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj kancelarit Olaf Sholz, pasi kreu i ekonomisë më të madhe të Evropës kërkoi disa ditë më parë hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.