Tre alpinistë dhe një grua që ishin zhdukur në malet e Vardhusisë në zonën malore të Fokidës në Greqi, u gjetën të vdekur pas kërkimeve. Ata u gjetën pa shenja jete nën një ortekë dëbore në një terren tejet të vështirë. Tre alpinistët ishin miq, ndërsa gruaja ishte shoqja e njërit prej tyre. Sipas autoriteteve, raportojnë mediat greke, orteku I befasishëm mendohet se u shkaktua nga shkrirja e një shtrese bore dhe akulli, pas përmirësimit të përkohshëm të motit.