Top News – Orban kërcënon të dalë nga BE / Hungaria do ikë kur Evropa të mos ofrojë më asgjë
25/04/2025 15:09

Qeveria e Viktor Orban ka nisur një "konsultim" popullor mbi pranimin e Ukrainës në BE: të gjithë votuesit po marrin një fletë votimi me postë për të vendosur mbi anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Vota ka ngjyrat e një referendumi, por nuk ka vlerë ligjore; Orban e përdor rregullisht këtë metodë për të legjitimuar qëndrimet e tij euroskeptike. Në dritën e këtij votimi, qeveria po promovon gjithashtu një propagandë të pamëshirshme: postera gjigantë me foto të Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyt janë shfaqur nëpër rrugë: "Nuk do t'i lejojmë ata të vendosin për ne!", shkruhet në to. Në një letër drejtuar votuesve, Orban pretendon se "Brukseli po përshpejton anëtarësimin e Ukrainës pa marrë mendimin e popullit", ndërsa kjo do t'i shkaktonte dëme të mëdha Hungarisë, me rreziqe për fermerët, vendet e punës dhe pensionet. Sipas Orban, Ukraina nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë dhe hyrja e saj në bllok do ta shkatërronte BE-në. Orban shpreson për mbështetje masive për të justifikuar qëndrimin e tij mbi këtë çështje në Bruksel, por ai shpreson gjithashtu të ketë një argument në luftën e tij të brendshme kundër kundërshtarit të tij të rrezikshëm, Peter Magyar, i cili mund ta mposhtë atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Nëse Bashkimi Evropian “do të kishte qenë siç është sot në vitin 2004, nuk është e sigurt se ne do t’i ishim bashkuar”, tha Orban. Duke komentuar qëndrimin aktual të Hungarisë, Orban nuk e përjashtoi mundësinë e daljes së Budapestit nga BE-ja, por shtoi: “Duhet të vendosim se kur do të vijë momenti për t’u larguar”. Sipas Kryeministrit, "dalja nga blloku duhet të ndodhë kur disavantazhet e anëtarësimit të jenë më të mëdha se avantazhet", dhe për momentin "kjo nuk ka ndodhur ende".

Top News – Rivali i Erdoganit lihet në qeli / Kryebashkiaku i Stambollit, një vit e tetë muaj burg
16/07 15:06
Top News – Italia nuk ka më vend në burgje / Do të lirojë 10 mijë të dënuar për të zbutur krizën
16/07 15:04
Top Channel/ Marta Kos: “Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE”!
16/07 14:56
Top News – Izraeli kërcënon Sirinë / Do nisë ushtrinë për të mbrojtur pakicën druze
16/07 14:45
Top News- Grupi terrorist i themeluar në SHBA/Pjesë e atentatit të zyrtarit të inteligjencës në Kiev
16/07 14:41
Top News – Avionët spiunë të NATO-s, ‘mision zbulimi’ mbi Rusi, u nisën nga Britania
16/07 14:37
Top News – 20 viktima në qendrën e ndihmave / ‘U shkelën me këmbë’, tragjedia pa fund e Gazës
16/07 14:36
Top News – Në 50 ditë Putin ‘rrafshon’ Ukrainën / Trump ndryshon qëndrim për luftën, Rusia e sfidon
16/07 14:30
Top News – Valë 20 minutëshe shkatërrimi…Sulm rrufe me raketa e dronë mbi Ukrainë, natë ferri
16/07 12:47
Top News – Ukraina i gëzohet armëve të Trumpit…por ‘djalli fshihet në detaje’, SHBA vetëm fiton
16/07 12:45
Top News – Në rrugë për të prekur Diellin / Sonda hedh dritë mbi kërcënimet hapësinore
16/07 12:38
Top News -‘Ta bëjmë Putinin të ndjejë dhimbjen’/Trump ndërron mendje: Zelenski të mos qëllojë Moskën
16/07 12:33
Top News – Nju Jorku nën ujë, dy viktima / Më e keqja nuk ka ardhur ende, priten më shumë shira
16/07 12:29
Top News – Bisedimet bërthamore nuk do fillojnë / Parlamenti iranian i vendos kushte SHBA-së
16/07 12:29
Top News – Tym i zi dhe llavë përvëluese…Terrorizohen turistët, vullkani islandez shpërthen sërish
16/07 12:18
Top Channel/ Dyfishohen zjarret në Europë, ekspertët: Pasojë e ngrohjes globale!
16/07 12:05
Top Channel/ Mbrojtja e Thacit, Specialja rrëzon mocionin: Nuk hiqen faktet materiale nga aktakuza!
16/07 12:04
Top Channel/ Fried lavdëron Osmanin: Komentet për Trumpin, taktikë e zgjuar!
16/07 11:28
Top Channel/ S`ka marrëveshje: BE-ja, ende s`e ndan dot mendjen për sanksione shtesë ndaj Rusisë!
16/07 11:27
Top Channel/ “BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!
16/07 11:26