Ekipet ukrainase të shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytjet e shkaktuara pas shkatërrimit të një dige të madhe në lumin Dnjepër në pjesën jugore të Ukrainës. Rreziqet janë shtuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse nga ana tjetër e lumit dhe nga minat e zhvendosura për shkak të përmbytjeve.