Top News – Operacion me dronë, kamera e dylbi/ Policia blindon Shqipërinë për të kapur drogë
05/03/2021 17:52

Policia ka miratuar një plan operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit dhe në zbatim të Planit Operacional të hartuar për këtë qëllim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet masive në të territorin. Në të gjithë vendin janë angazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli. Për kontrollin e territorit po përdoren edhe 25 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë, kamera, dylbi, 297 automjete policie dhe 4 mjete lundruese. Janë ushtruar në total 9965 kontrolle, konkretisht 4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura. Gjithashtu janë kontrolluar të gjitha vendet e cilësuara me risk dhe vendet ku vitet e kaluara është tentuar të kultivohet kanabis. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin deri tani nuk janë konstatuar raste të kultivimit të kanabisit apo tentativa për të hapur toka rishtas për kultivim. Kontrollet masive të territorit do të vijojnë çdo javë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast që ata konstatojë apo informacion që disponojnë në lidhje me tentativën për kultivim të kanabisit, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16