Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia ranë dakord që të mbajnë trupat amerikane brenda bazave të tyre pas shqetësimeve në rritje sa i takon rasteve të reja me koronavirus. Kufizimet e vendosura, duke filluar nga e hëna do të zgjasin 14 ditë, duke kufizuar personelin ushtarak amerikan që të qëndrojë në objektet e bazave ushtarake në Japoni, përveç "aktiviteteve thelbësore", u tha në një deklaratë nga Forcat e SHBA-së në Japoni.