Kostoja e luftës në Ukrainë nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë mes rusëve. Që prej shpërthimit të konfliktit, numri i miliarderëve në Moskë ka arritur një nivel rekord. Por në 25 vitet që Vladimir Putin ka qenë në pushtet, të pasurit dhe të fuqishmit e Rusisë, të njohur si oligarkë, kanë humbur pothuajse plotësisht ndikimin e tyre politik në Kremlin.