Top News – OKB nuk arrin të dalë me deklaratë/ Testet e fundit me raketa nga Koreja e Veriut
02/10/2021 19:30

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka arritur të miratojë një deklaratë në lidhje me testet e fundit me raketa të Koresë së Veriut, pasi vendet anëtare nuk u morën vesh për tekstin e deklaratës. Mbledhja ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe dhe ajo ka zgjatur pak më shumë se një orë, i thanë diplomatët agjencisë Reuters. Më 29 shtator, Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur Hëasong-8. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se raketa e re është një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve, të përfshira në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Franca ka insistuar të bëhet një deklaratë e përbashkët, por Kina dhe Rusia kanë kundërshtuar duke thënë se nuk është koha e duhur për këtë, dhe se iu duhet një afat për analizimin e situatës, ka thënë ky diplomat i cili vjen nga një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit. Diplomatët e Francës nuk kanë dashur të komentojnë informacionet. Në vitin 2017, me iniciativën e administratës amerikane të ish-presidentit, Donald Trump, Këshilli i Sigurimit vendosi sanksione të ashpra ekonomike kundër Koresë së Veriut, pasi ky vend organizoi një test bërthamor dhe disa të tjerë që përfshinin raketa konvencionale. Këshilli i kishte miratuar njëzëri ato. Megjithatë, që nga ajo kohë Këshilli nuk ka arritur të mbajë një qëndrim të përbashkët për Korenë e Veriut.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00