Top News – OKB jep alarmin, temperaturat e planetit rritje katastrofike!
14/01/2021 22:20

Kombet e Bashkuara thonë se viti i kaluar ka qenë ndër një dy vitet më të nxehta të regjistruara ndonëjherë dhe paralajmëroi se bota po përballet me një rritje "katastrofike" të temperaturave këtë vit. Të dhënat u publikuan në një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Organizata me bazë në Gjenevë nënvizoi se dekada që sapo ka përfunduar,2010-2020, ka qenë më e nxehta e regjistruar, ndërsa vitet 2016 dhe 2020 janë shënuar si vitet më të nxehta që kur njerëzit kanë filluar të masin temperaturat. Vitin e kaluar, temperatura mesatare globale ishte rreth 14.9 gradë Celsius, thuhet në raport. Kjo është rreth 1.2 gradë Celsius mbi nivelet e regjistruara para epokës industriale, duke filluar rreth vitit 1850. "Këtë shekull ne jemi drejt një rritje katastrofike të temperaturës prej 3-5 gradë Celsius", u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate. Raporti, është një përmbledhje e pesë grupeve të të dhënave ndërkombëtare të ndryshme duke përfshirë edhe agjencinë hapësinore në SHBA, NASA. Viti i kaluar ishte "një shembull i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës", tha meteorologia e NASA-s, Lesley Ott. Pamjet: AFP

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42