Top News – OBSH ndryshon qëndrim… Mision të ri në kinë për origjinën e koronavirusit
16/07/2021 20:17

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten një fazë të dytë të studimeve për origjinën e koronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, ua ka prezantuar planin vendeve anëtare, pasi ka thënë se hetimet janë duke u penguar nga mungesa e të dhënave rreth ditëve të para të përhapjes së koronavirusit në Kinë. Faza e dytë do të përfshinte kërkime në njerëz, kafshë dhe gjallesa që janë shitur në tregjet e Vuhanit, duke përfshirë edhe tregun Huanan, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Në këtë fazë do të kërkohej “auditimi i laboratorëve relevantë dhe institucioneve kërkimore që veprojnë në këtë zonë, me qëllim të identifikimit të rasteve të para të infektimit në njerëz, në dhjetor të vitit 2019”, ka thënë shefi i OBSH. Diplomatët kanë thënë se Kina, ka kundërshtuar planin, në takimin me dyer të mbyllura, duke thënë se “ai nuk është bazë për studime në të ardhmen”. Një ekip i OBSH-së ka kaluar katër javë, në dhe rreth qytetit të Vuhanit, bashkë me hetuesit kinezë, dhe së bashku shkencëtarët kanë thënë në mars, se virusi mund të jetë bartur nga lakuriqi në njerëz, përmes një kafshe tjetër. Mirëpo vendet si Shtetet e Bashkuara dhe disa shkencëtarë tjerë, kanë kërkuar hetime shtesë, sidomos në Institutin e Vuhanit për Virologji, i cili ka qenë duke kryer hetime për lakuriqë të ndryshëm. “Gjetja e origjinës së virusit është detyrë shkencore, e cila duhet të mbahet larg politikës. Për të ndodhur ajo, ne presim që Kina të mbështesë fazën e ardhshme të procesit shkencor, duke shpërndarë të gjitha të dhënat e nevojshme, për hir të transparencës”, ka thënë Tedros. Kina e ka quajtur teorinë që, virusi mund të ketë dalë nga laboratori në Vuhan si “absurde”, dhe ka thënë vazhdimisht se “politizimi” i kësaj çështjeje mund të dëmtojë hetimet.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10