Organizata botërore e shëndetësise konsideron se fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në kontinentin e vjeter është tepër “e ngadaltë” , e kjo sipas kreut të saj për Europën, është e papranueshme. Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat, tha Hans Kluge, shifra këto qe përligjin shqetësimin e tij.