Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat "ndëshkuese" të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, pak pasi OBSH-ja raportoi rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit.