Top News – OBSH garanton për vaksinën/ Nuk ka arsye përse të tërhiqni Astrazeneca-n
12/03/2021 17:22

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e Astrazenecas nga frika e mpiksjeve të gjakut, sepse nuk ka të dhëna sipas saj që këto pretendime të jenë të vërteta. Bullgaria, Danimarka e Norvegjia janë në mesin e vendeve që e hodhën një hap të tillë me argumentin se do tëp resin derisa të ketë informacione më të sakta mbi sigurinë e vaksinës britaniko-suedeze. Megjithatë sipas zëdhënëses së OBSH-së, Margaret Harris nuk është vërtetuar që të ketë ndonjë lidhje mes vaksinës dhe shtimit të rrezikut të mpiksje gjaku. Sipas Harris, ajo e astrazenecas është një vaksinë e “shkëlqyer” dhe duhet përdorur në vazhdimësi. Rreth 5 milionë europiane kanë marrë deri tani doza të saj. nderkohe në Europë ka pasur rreth 30 raste tromboembolie pulmonare pas administrimit të vaksinës. Raportohet se në Itali një 50 vjecar ndërroi jetë pas marrjes së saj, sepse pësoi të tromboze të venës. OBSH sipas zëdhënëses poi verifikon me shumë kujdes këto raportet për të parë nëse ka ndonjë probleme sigurie, por sipas saj nuk është gjetur deri tani një lidhje direkte. Agjencia Evropiane e Barnave, EMA gjithashtu po analizon vaksinën e AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rënda të gjakut. Ndërkohë edhe Islanda e Rumania kanë pezulluar dhënien e vaksinës, kurse Italia e Austria ndaluan vaksinat e një furnizimi të caktuar, shkruan ZEIT online. Gjermania nuk e ka ndalur dhënien e vaksinës, por Instituti gjerman Paul Ehrlich po verifikon shqetësimet lidhur me Astra Zenecan. Vaksina e AstraZeneca është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë. Kur jepet një dozë e dytë, 12 javë ose më shumë pas dozës së parë, efikasiteti rritet në 82%. Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit. Një studim i vaksinës së AstraZeneca kundër variantit B.1.1.7, i raportuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se efikasiteti ishte i ngjashëm me efikasitetin kundër virusit origjinal.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25