Policia njoftoi arrestimin e një banori të fshatit Lazarat, që thotë se u kap në flagrancë duke kultivuar 48 rrënjë hashash në oborrin e banesës së tij. Njoftimi i policisë: Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj.. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.