Top News – Nuk ulet numri i viktimave/ 15 humbje jete dhe 653 raste të reja me covid
14/03/2021 19:31

Bilanci i jetëve të humbra si pasojë e covid 19 për fat të keq vijon të jetë i lartë të vendin tonë. 15 viktima janë raportuar nga ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, të moshave 54-82 vjeç. Me këto të dhëna numri I viktimave sipas të dhënave zyrtare që nga fillimi i pandemisë më shumë se 1 vit më parë, ka shkuar në 2045 persona. Po ashtu edhe pse shiofrat e infektimeve kanë pësuar rëni në krahasim me muajin shkurt dhe ditët e para të marsit vijojnë të jenë të larta. Në këto 24 orë janë konfirmuar si të prekur me Covid 19, 653 qytetarë si rezultat i 3119 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Sipas të dhënave, Tirana vijon të mbetet vatra kryesore në vend me 234 raste të reja, 41 raste janë shënuar në Vlorë, 33 në Korçë, 26 në Durrës dhe Mirditë, 25 në Fier dhe Sarandë, 20 në Shkodër, 16 në Gjirokastër dhe Tepelenë, 14 në Skrapar, 12 në Lushnje, Librazhd, nga 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë dhe më pak raste ne bashkitë e tjera të vendit. Ka pësuar rritje dhe numri i të shtuarvë ne spitalet covid, në krahasim me një ditë më parë dhe aktualisht po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktive vijon të jetë i lartë dhe rezultojnë të prekur me covid 19, 34 946 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar në tërësi 117,474 raste pozitive. Sa i takon procesit të vaksinimit, gjatë së dielës janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi janë kryer 24,887 doza për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16