Komandanti amerikan i forcave ajrore ka thënë se SHBA duhet të heqë qafe të gjithë avionët e vjetër që nuk kanë kapacitet për të trembur kinën. “Nëse ata nuk kërcënojnë Kinën, përse na duhen”, tha ai së fundmi. Shefi i stafit të forcave ajrore po ashtu kërkon largimin e avionëve të vjetëruar por kjo mund të përballet me kundërshti në kongres. Forca ajrore amerikane duhet të nxjerrë në pension avionët e vjetër që nuk janë të përshtatshëm për një konflikt me Kinën në mënyrë që ti hapet udhë sistemeve të reja me aftësitë e nevojshme për një konflikt më të fuqishëm, tha komandanti i forcave ajrore Frank Kendall.