Një 31 vjecar në Kuçovë ka përfunduar në pranga pasi kishte hyrë në shtëpinë e një shtetaseje 20 vjecare duke e kërcënuar dhe duke i bërë presion në mënyrë që vajza të pranonte propozimin e tij për martesë. Në një njoftim të policisë, thuhet se specialistët e seksionit të krimeve në stacionin e policisë Dimal, arrestuan shtetasin me iniciale B.C, 31 vjec, pasi kishte hyrë pa leje në shtëpinë e një 20 vjecareje që nuk kishte pranuar propozimin e tij për martesë.