Mijëra luftëtarë talebanë po përballen me luftëtarët e rezistencës në provincën e fundit të Afganistanit që nuk ka rënë ende në duart e islamikëve. Raportet – shkruan BBC, thonë se ka patur përleshje të ashprë përreth luginës Panjshir. Pjesë e rezistencës është edhe ish zëvendëspresidenti i vendit, Amrullah Saleh, ish anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe milicitë lokale. Të dyja palët, si talebanët, ashtu edhe luftëtarët e rezistencës, kanë pretenduar superioritet në përballje.