Një 29 vjecare ka gjetur vdekjen në mënyrën më të pazakontë në botë, teksa po ecte rrugës, e ka zënë poshtë një burrë i cili tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i nëntë i një pallati. Sipas zyrës së ekzaminimeve mjekësore , gruaja fatkeqe u identifikua si Taylor Kahle, ndërsa kanë njoftuar se teksa po shëtiste me të dashurin e saj, në rrugët e San Diegos, u shtyp nga një burrë ende i paidentifikuar, duke mbetur e vdekur në vend. Personi vrasës dhe vetvrasës në të njëjtën kohë u dërgua në spital , por u raportua i vdekur pak pas mbërrtijes. Homazhe të shumta, me miq e të afërm, mbushën rrugët e East Village, në nder të Taylor. Një mikeshë e saj, tha për mediat se Taylor ishte një njeri shumë pozitiv deh nuk e meritonte të vdiste në këtë mënyrë.