Këtë të enjte moti nuk ka ofruar shumë për plazhistët që ende nuk u ndahen brigjeve të detit, duke sjellë vranësira, shi dhe dallgë. Por e gjithë kjo nuk i ka zbrapsur ata. Plazhet e Vlorës ishin të mbushura me pushues, të cilët pavarësisht mungesës së rrezeve të diellit, nuk i lanë bosh shezllongët dhe vijuan ditën normalisht.