Top News – ‘Nuk frikësohemi…’/ Franca i përgjigjet Turqisë
28/10/2020 19:06

Franca do të vazhdojë luftën e saj kundër ekstremizmit islamik, pavarësisht kritikave nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe nuk do të dorëzohet në "përpjekjet e destabilizimit dhe kërcënimit", tha të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal. Franca "kurrë nuk do të heqë dorë nga parimet dhe vlerat e saj", tha Attal pas një takimi të kabinetit qeveritar, duke theksuar "një unitet të fortë Evropian" kundër dhunës islamike, raporton AFP. Franca është tronditur këtë muaj nga prerja e kokës së një mësuesi nga një militant islamik, i cili është hakmarrë për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë për lirinë e shprehjes. Vrasja e tij shkaktoi zemërim në Francë, e cila është përballur me një valë sulmesh xhihadiste që nga masakra e janarit 2015 ndaj 12 personave në zyrat e së përjavshmes satirike Charlie Hebdo. Gazeta, e cila kishte nxitur zemërimin e myslimanëve, në të gjithë botën, pas botimit të karikaturave të Profetit Muhamed. Revista ribotoi karikaturat muajin e kaluar, për të shënuar hapjen e një gjykimi për bashkëpunëtorët e dyshuar në sulmin e Charlie Hebdo. Presidenti francez, Emmanuel Macron mbrojti fuqishëm traditën e shtetit laik në Francë dhe u zotua se do të godiste radikalizmin islamik, në veçanti duke mbyllur xhamitë e dyshuara për nxitjen e ideve ekstremiste. Kjo e shtyu Erdoganin të akuzonte Macron për shënjestrimin e padrejtë të komunitetit mysliman të Francës. Charlie Hebdo nxiti më shumë kritika nga Turqia, kur të mërkurën, në faqen e parë, botoi një karikaturë të Erdoganit, në të cilën ai paraqitej duke pirë një birrë në të brendshme, ndërsa me dorën tjetër ngriste fustanin e një gruaje të veshur me hixhab. Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”.

Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41
Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09 22:59
Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12
Top Channel/ Rubio zbarkon në Izrael/ Do takohet me Netanyahun pas sulmit në Katar
14/09 15:05
Top News – Për një të ardhme pa korrupsion…Liderja e re: Do plotësoj kërkesat e protestuesve
14/09 15:01
Top News – Liqeni ‘po vdes’, pushtohet nga algat / Ngjyroset me ‘jeshile’, më i madhi në Britani
14/09 14:54
Top News – Pilafi më i madh në botë…Thyhet tenxherja gjigande me kapacitet 23 mijë litra
14/09 14:52
Top News – Izraeli shfaros familje në Gaza / Dhjetëra viktima në sulmet ajrore, rrafshohen ndërtesa
14/09 14:52
Top Channel/ Gaza, 32 të vrarë/ Ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
14/09 13:53
Top News – Familjet e pengjeve kundër Netanyahut / ‘Pengesa e vetme për t’i kthyer ata në shtëpi’
14/09 13:04
Top News – SHBA rrethon Venezuelën, gati për luftë/ Trump çon F-35 në Porto Riko, tensionet në qiell
14/09 12:59
Top News – Droni rus, 50 minuta në qiej të NATO-s/ Rumania ngre F-16 me urgjencë, alarm dhe në Poloni
14/09 12:56
Top News – Gjithë polakët ‘vishen’ ushtarë / Frikë nga pushtimi rus, ‘dyndje’ në stërvitje ushtarake
14/09 12:38