Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09/2025 22:59

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë dënon fuqishëm cënimin e hapësirës së saj ajrore nga një dron rus të shtunën gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje. Sipas sqarimeve zyrtare Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij për 50 minuta mbi Rumani përmes radarëve, por pavarësisht se kishin autorizim nuk qëlluan. Megjithatë në deklaratën zyrtare, ky incident përbën një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi”. “Incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e qytetarëve rumunë, por edhe sigurinë kolektive të NATO-s”, u tha në reagim.“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se NATO ka nisur një nismë të re për të mbrojtur krahun e saj lindor pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia që dyshohet se ishin të qëllimshme. Ndryshe nga deri më sot operacionet si ato p.sh. kundër dronëve rusë në të ardhmen do të realizohen nën një komandë të integruar - e jo më me aksione të veçuara kombëtare, të cilat duhen koordinuar me vështirësi, tha Rute. Ushtria gjermane në të ardhmen do të verë në dispozicion katër avionë luftarakë "Eurofighter" për hapësirën ajrore mbi Poloni. Franca do të verë në dispozicion tre avionë luftarakë "Rafale", ndërsa Danimarka dy avionë F-16 dhe një fregatë.

Top News – MiG-29 përplaset në fushë… / Pranë Beogradit, përfshihet nga flakët, vdes piloti
17/11 13:54
Top News – Deutsche Bank në qendër të skandalit/ Rrjedhin 15 milionë dokumente, i përfshirë & Trump
17/11 13:36
Top News – Sulm masiv kibernetik. 178 faqe në shënjestër të vjedhjes së kriptomonedhave
17/11 13:19
Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37