Një shqiptar në Itali, që ishte në arrest shtëpie, u paraqit në një stacion policie duke kërkuar që ta conin në burg sepse jeta në shtëpi, me gruan e tij, ishte e padurueshme. 30 vjecari shqiptar që jeton në Guidonia Montecelio, afër Romës, nuk mund ta përballonte më jetesën e detyruar me të shoqen, sipas një deklarate të karabinierëve në Tivoli.