Top News – Nuk dorëzohet Donald Trump/ Zgjedhjet e vitit të kaluar, ‘një gënjeshtër e madhe’
04/05/2021 14:07

Ish Presidenti amerikan Donald Trump e humbi garën e tij të rizgjedhjes ndaj demokratit Joe Biden gjashtë muaj më parë, por ai ende pretendon se e meritonte të shërbente për një mandate të dytë në Shtëpinë e Bardhë, duke i vënë disa zyrtarë republikanë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe me vetë Trumpin mbi legjitimitetin e fitores së presidentit Biden. "Zgjedhjet Mashtruese Presidenciale të vitit 2020 do të njihen nga sot e tutje si Gënjeshtra e Madhe!" tha Trumpi në një deklaratë të re të hënën. Në komentin e ish-presidentit përdoret termi "gënjeshtër e madhe" që kundërshtarët e tij politikë e kanë përdorur për të përshkruar pretendimet e tij se i fitoi zgjedhjet. Trumpi humbi qartazi në zgjedhjetme një diferencë 306-232 sipas votave të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton rezultatin e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe me më shumë se 7 milionë vota popullore (apo të drejtpërdrejta). Ish presidenti Trump humbi dhjetëra sfida gjyqësore për rezultatin e zgjedhjeve, por asnjëherë nuk pranoi zyrtarisht humbjen ndaj presidentit Biden, duke u larguar nga Uashingtoni vetëm disa orë përpara inaugurimit të Joe Bidenit më 20 janar. Trumpi ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri në vitin 2024 por ka thënë gjithashtu se nuk do të vendosë për këtë para zgjedhjeve të nëntorit 2022 për në Kongres, në të cilat do të përcaktohet kontrolli i të dy dhomave të Kongresit. Aktualisht demokratët kontrollojnë të dy dhomat me një diferencë të ngushtë.

Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24