Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia dhe aleanca ushtarake e CSTO-së, të cilën e drejton ai, nuk do të lejojnë asnjë destabilizim apo "revolucione me ngjyra” në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Kreu i shtetit rus e nënvizoi këtë duke pasur parasysh protestat masive, në Kazakistan në një video-konferencë të organizuar nga "Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive" (CSTO).