Top News – Nuk do pranojnë valë refugjatësh/ Kriza në Afganistan bashkon Greqinë dhe Turqinë
21/08/2021 14:57

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë diskutuar për situatën në Afganistan, teksa rriten shqetësimet për valë të re të migrantëve në Evropë. “Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë afganët në Afganistan dhe shtetet fqinje, sidomos Iranin, përndryshe vala e emigrantëve do të jetë e “pashmangshme”, i ka thënë Erdogan liderit grek, përmes një bisede telefonike. Erdogan ka thënë se nëse nuk krijohet stabilitet në Afganistan, pas pushtimit të talebanëve në fundjavën e kaluar, presioni veçse i lartë i migrimit do të rritet dhe situata do të përbëjë “sfidë serioze për secilin”. Ndërsa Mitsotakis ka thënë se fqinjët e Afganistanit duhet të mbështeten në mënyrë që afganët “të qëndrojnë sa më afër shtëpive të tyre. Pushtimi i talebanëve në Afganistan, kanë rritur shqetësimet në Evropë për përsëritje të krizës së emigrantëve ashtu si ndodhi në 2015, kur më shumë se një milion persona u larguan nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, përmes Greqisë nga Turqia, para se të udhëtonin drejt shteteve më të pasura. Turqia strehon gati katër milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç emigrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës. Greqia ka qenë në ballë të krizës evropiane me emigrantë, ndonëse mbërritjet atje nga Turqia kanë rënë nga viti 2016, kur Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Ankaranë për të zvogëluar valën e migrimit në këmbim të miliarda dollarëve si ndihmë financiare dhe udhëtim pa viza për shtetasit turq në bllokun evropian.. “Turqia nuk ka mision, përgjegjësi dhe obligim që të jetë strehim për refugjatët e Evropës. Neve na duhet t’ua kujtojmë miqve evropianë faktin se Evropa nuk mund të qëndrojë larg këtij problemi duke mbyllur kufijtë për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të vet’”, ka thënë Erdogan pak ditë më parë. Turqia dhe Greqia kanë ashpërsuar së fundmi masat në kufijtë e tyre. Turqia ka filluar ngritjen mureve në kufi me Iranin, si dhe të sistemeve elektronike të vëzhgimit, pas shqetësimeve në rritje për refugjatët afganë. Nga ana tjetër edhe Greqia në gjendje gatishmërie për të parandaluar një krizë të re migrantësh dhe se tashmë ka përfunduar krijimin e gardhi 40 kilometra të gjatë me Turqinë, si dhe një sistem vëzhgimi për të ndaluar hyrjen e azilkërkuesve. “Nuk mund të presim në mënyrë pasive për ndikimin e mundshëm. Kufijtë tanë do të pacenueshëm”, ka thënë ministri grek për Mbrojtjen të Qytetarëve.

Top Channel/ Gjermania “zgjat” pasaportat/ Anulohet vendimi kur merrej për tri vite
08/10 23:10
Top Channel/ Franca shmang zgjedhjet/ Kryeministri i dorëhequr zbulon planin
08/10 23:08
Top News- Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebsahkiakut të Çikago
08/10 23:00
Top News- Macron shmang zgjedhjet e parakohshme/ Fiton kohë, gati të emërojë kryeministrin e ri
08/10 22:47
Top News- Anijet pa pilot, front i ri vdekjeprurës në luftën detare/ Ukraina leksione NATO-s
08/10 22:38
Top News- “Vrasje masive të hebrenjve”, kush janë dy terroristët islamik që u kapën në Angli
08/10 22:37
Top Channel/Sulmohet me gurë presidenti i Ekuadorit,makina në shënjestër edhe të të shtënave me armë
08/10 22:31
Top Channel/ Shembet ndërtesa 6-katëshe në Madrid, katër të vdekur
08/10 22:21
Top Channel/ Skandal në Turqi, ja kush janë 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për drogë
08/10 20:10
Top Channel/ Detaje tronditëse nga sulmi ndaj kryebashkiakes gjermane, vajza e saj e adoptuar…
08/10 20:09
Top Channel/ Pudra “kancerogjene”: “Johnson & Johnson” i paguan familjes 966 milionë dollarë!
08/10 15:25
Top News- Pudra e saj shkaktoi kancer/ Kompania farmaceutike amerikane gjobitet me 1 mld dollarë
08/10 15:02
Top News – Ndahet Nobeli i Kimisë / Punuan për ‘arkitekturën molekulare’, tre fitues
08/10 14:55
Top News – Erdogan pret F35-at nga Trumpi / Zgjidhje për sanksionet dhe për çështjen e Halkbank
08/10 14:50
Top News – Gjermani, policia do rrëzojë dronët / Fuqi të reja, jo më shkelje të hapësirës ajrore
08/10 14:49
Top News – Italia ‘josh’ nomadët digjitalë…Zero taksa për ata që vendosen në qytezat e vogla
08/10 14:39
Top Channel/ Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar: Po shtrengohen politikat e emigracionit!
08/10 14:35
Top News – Superhëna verbuese në qiell / Spektakël gjatë natës, ndriçohet horizonti
08/10 12:36
Top News – Kaos në aeroportet amerikane / Pasojë e mbylljes së qeverisë, vonesa në gjithë vendin
08/10 12:22
Top News – Gjermanët punojnë deri në 73 vjeç / Sistemi në krizë, pritet rritja e moshës së pensionit
08/10 12:20