Opozita ironizoi mungesën e gjatë në seancat plenare të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ndaj të cilës ka paraqitur disa kërkesa për interpelanca dhe pyetje përgjigje. Deputeti i PD, Saimir Korreshi akuzoi Salën se nuk është në dijeni të situatës së rënduar në sistemin shëndetësor, ndërsa kritika pati edhe kolegu i tij demokrat, Tomor Alizoti.