Ish kryeministri Silvio Berlusconi, një miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediale të Italisë përpara se të transformonte peizazhin politik, u nda nga jeta të hënën në moshën 86-vjeçare. Që të premten, Berlusconi ishte shtruar në një spital të Milanos, San Raffaele. Berlusconi vuante nga një formë kronike e leucemisë. Vetëm para pak kohësh ai ishte trajtuar në një spital të Milanos për shkak të sëmundjes dhe një infeksioni në mushkëri.