Piotr Tolstoy, ndoshta nuk është një nga politikanët më të njohur rusë, por ai mbetet një nga njerëzit e fortë të Kremlinit. Zëvendëspresidenti i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus është në të njëjtën kohë edhe mik i afërt me Vladimir Putinin. Këtë të enjte, ai dha një intervistë për kanalin francez BFM TV ku paralajmëroi raprezalje kundër vendeve që ndihmojnë ukrainën.