Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare mësohet se është sekuestruar kokaine dhe kanabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje.