Top News – Një vit nga pandemia e covid 19/ Sfidat e vështira më të cilat u përballën shqiptarët
09/03/2021 14:41

9 marsi i vitit të kaluar shënoi rastet e para zyrtare pozitive të koronavirusit në vendin tonë, duke vijuar me një vit të vështirë ku të gjithë u përballën me veshtirësi të shumta. Rasti i parë ishte 28 vjecari i kthyer në Shqipëri nga Milano dhe që kishte hyrë në Shqipëri nga pika e Muriqanit në 26 shkurt. I riu më pas infektoi edhe të atin, dhe testimet I konfirmuan të dy pozitivë. Pas këtyre dy rasteve të para me covid 19, qeveria vendosi mbylljen e të gjithë sistemit shkollor dhe mësimi deri në mbylljen e vitit shkollor e akademik për studentët u bë vetëm online. Arsimi parauniversitar filloi me prani fizike vetëm në shtator me nisjen e vitit të ri shkollrm, por edhe sot një pjesë e mësimit vijon të behet online për të shmangur përhapjen e virusit në shkolla. Përveç mbylljes së shkollave në ditët që pasuan, u mbyllën të gjitha aktivitetet, dhe për gati dymuaj kanëqenë të hapura vetëm farmacitë dhe supermarketet. Ndërkohë edhe lëvizja e mjeteve ishte e lejuar vetëm me kuzfizime dhe në saj të lejës që merrej në e-albania. Pasojat që ka shkaktuar pandemia në ekonomi dhe në buxhete familjare janë të shumta dhe vijojnë edhe sot e kësaj dite. Ekspertë parashikojnë se do të duhen vite për të kthyer në normalitet ekonominë e vendit. Por ajo që ishte sfida e vertetë në përballjen me pandeminë, ishte gjurmimi i të prekurve nga covid 19, izolimi i kontakteve të tyre, apo edhe trajtimi I të sëmurëve që përjetonin simptoma të rënda, pasi edhe protokollet mjekësore sin ë vendin tonë dhe në botë ishin të paqarta. Fillimisht u vunë në dispozicion të trajtimit të sëmurëve spitali infektiv që njihet si Covid 1, spitali shefqet ndroqi të cilët funksionuan në përiudhën e pranverës, kur rastet e prekura ishin më të pakta dhe situate më e menaxhueshme. Në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit u vunë në funksion spitalet Covid 3 dhe Covid 4 pasi numri i të sëmurëve në gjendje të rëndë u shtua ndjeshëm. Së fundmi gjatë muajit shkurt kur shifrat e rasteve ditore ishin mbi 1000 të prekur, janë hapur edhe pavionet covid në tre spitalet rajonale, në Durrës, Korçë dhe Elbasan.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16