Top News- Një vaksinë e përvitshme anti-covid/Shefi i Pfizer: Zgjidhje më e mirë se doza përforcuese
24/01/2022 11:55

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla tha të shtunën se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit. Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës COVID-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve ndërsa qeveritë përpiqen rrisin mbrojtjen nga COVID-19. Në një intervistë me televizionin N12 Neës të Izraelit, zoti Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht r çdo katër deri në pesë muaj. "Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit," tha Bourla. "Një herë në vit - është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë. Është më e lehtë për njerëzit që ta mbajnë mend. Pra, nga perspektiva e shëndetit publik, është një situatë ideale. Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje," tha ai. Bourla ka thënë se Pfizer mund të jetë gati të paraqesë për miratim për një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38