Dhjetëra burra marrin pjesë në një konkurs për korrjen e barit në Pllajën Kupress, në Bosnjen juglindore. Eventi organizohet prej më shumë se 250 vitesh dhe është një traditë e hershme që në fund të vitit të kaluar u përfshi në listën e trashëgimive kulturore të njerëzimit. Eventi mbledh bashkë korrës bari nga rajone dhe komunitete të ndryshme të Bosnjës, por është popullor edhe në vende të tjera ballkanike, si më i vjetri i llojit të tij. Ai zhvillohet cdo vit në korrik, zakonisht, të dielën e parë të korrikut.