Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Dritan Marku nga detyra. Pas dy dekadash në poste drejtuese në sistemin e drejtësisë shqiptare, Marku ka rënë në rrjetën e vettingut përsa i përket dy kritereve: atë të profesionalizmit dhe të pastërtisë së figurës.