Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur rolin e ndërmjetësit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, por përpjekjet e tij nuk kanë sjellë lëvizje pozitive drejt arritjes së paqes. Dhe tani, ndërsa vendet në mbarë botën po përpiqen të ndalojnë përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas, presidenti turk ka bërë që zëri i tij të dëgjohet sërish. Këtë javë, ai diskutoi zhvillimet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez me liderët e Izraelit, Palestinës, Libanit, Katarit dhe Egjiptit. Presidenti turk gjithashtu tha në një takim me kabinetin qeveritar se Turqia ishte e gatshme të vepronte si ndërmjetëse për t’i dhënë fund konfliktit, raporton skyneës.