Një shtetas i huaj, me origjinë nga Sllovenia është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. 34-vjeçari nuk kishte deklaruar shumën eparave të cilat kishte me vete. Policia sekuestroi 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zvicerane. Personi në fjalë u shoqërua në polici ku po merret në pyetje në lidhje me origjinën e të ardhurave dhe arset që nuk bëri deklarimin e tyre.