Shqiptarja Mira Murati është emëruar shefe e përkohshme ekzekutive në kompaninë që ka bërë revolucion në inteligjencën artificiale Open AI. Lajmin e komunikoi vetë kompania, që njoftoi se e ka shkarkuar nga detyra e shefit Sam Altmanin dhe në vend të tij e ka emëruar përkohësisht 35-vjeçaren Murati. Kjo e fundit u emërua fillimisht zëvendësdrejtore në OpenAI, ndërsa para dy vjetësh mori titullin CTO ose zyrtare kryesore e teknologjisë.