Top News – Një rrugë me emrin e ‘Agim Qirjaqit’/ Bashkia e Tiranës nderon aktorin e njohur
28/01/2021 13:14

Bashkia e Tiranës i ka vendosur emrin e aktorit të njohur Agim Qirjaqi një rrugë në zonën e Yzberishtit, 11 vite pas ndarjes nga jeta të tij. Tabela me emrin e tij iu dorëzua simbolikisht nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, vëllait të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Maks Qirjaqi, në prani edhe të regjisorit Kujtim Çashku. Veliaj tha se shembulli i qytetit të Tiranës, për të përkujtuar artistë me kontribute të jashtëzakonshme, të cilët kanë lënë shenjë dhe kanë frymëzuar shoqërinë shqiptare, duhet të ndiqet edhe nga institucione të tjera. “Ambicja jonë, si qytet, është të përkujtojmë figurat e çmuara të vendit e ndoshta, emërtimi i rrugës “Agim Qirjaqi” do të frymëzojë edhe institucione të tjera sepse ka ardhur koha që ai të shpallet “Nderi i Kombit”. Duhet t’i përkujtojmë më shumë ata që kanë lënë gjurmë. Agim Qirjaqi ka lënë shenjë në këtë qytet, është nder për ne që një nga rrugët e Tiranës të mbajë emrin e tij. Është koha që fëmijët, teksa ecin rrugëve, të lexojnë emrat e njerëzve frymëzues, ndërsa prindërit të kenë mundësi t’u tregojnë se cili është aktori i famshëm, një qytetar i dobishëm i kombit tonë, që ka frymëzuar breza,” Ai tha se Bashkia e Tiranës do të ketë në vëmendje dhe do t’i përkujtojë artistët e mëdhenj. Vëllai i aktorit dhe regjisorit të njohur, Maks Qirjaqi, tha se ndihet i vlerësuar që Agimi nderohet nga Bashkia e Tiranës, teksa një rrugë e kryeqytetit do të marrë emrin e tij. “Ju falënderoj shumë, që 11 vjet pas ndarjes së Agimit nga jeta, bashkia e nderon me këtë ceremoni. Të tjerët nuk u kujtuan, por ai e ka triumfin dhe vlerën e tij atje ku është”

Top News- Politika bëhet bashkë për Zhejin/ Mesazhe ngushëllimi e vlerësim për figurën e tij
23/08 22:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një nga mendjet më të ndritura të publicistikës shqiptare
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52
Top Channel/ 420 mijë dollarë, kontributi i diasporës transformon Kullën e Bajraktarit të Hotit
23/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë
23/08 15:25
Top News- Fadromat nisin shembjet në Durrës, IMT në Tiranë bën bilancet e aksionit për hapësirat
23/08 15:23
Top Channel/ Tre grupe parlamentare, pas Metës, Berisha pritet t’i japë deputetë dhe republikanëve
23/08 15:13
Top Channel/ Unioni i gjyqtarëve reagon ndaj denoncimeve të kryeministrit: Gjyqtarët të indinjuar
23/08 15:11
Top Channel/ Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës
23/08 15:03
Top News- Fadromat prishin tendat dhe shtesat pa leje në Durrës, Rama ndan pamjet
23/08 15:01
Top News- “Bashkia Tiranë simbol dështimi”, demokratët akuza për keqmenaxhim, kërkojnë zgjedhje
23/08 14:59
Top Channel/ Zjarr në traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi
23/08 14:57
Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08 14:53
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19
Top News-Kapet 40-vjeçari me katër identitete/ Në kërkim nga Spanja për drogë e organizatë kriminale
23/08 14:17