Projekti i studios BIG – Bjarke Ingels Group u shpall fituesi për Tirana Foutain Plaza që do të ngrihet në zemër të kryqeytetit, në zonën e njohur si Taivani në Parkun Rinia. Projekti parashikon ngritjen e një ndërtesë tridimensionale mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun. Studioja daneze synon që të ndërthurr gjelbërimin, ujin dhe aktivitetin social pa I marrë sipërfaqe parkut. Koncepti mbështetet te ideja e një “reje”, me hapësira për banim dhe punë të ngritura mbi tokë. Poshtë tyre krijohen zona të mbuluara, hije dhe hapësira publike, të menduara edhe si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin.